Martohet Klea Huta dhe Elgit Doda, dalin fotot

Elgit Doda dhe Klea Huta janë martuar në fshehtësi të plotë dhe lajmin e bukur sapo e kanë bërë të ditur në rrjetet sociale.

Ata kanë publikuar në Instagram pamje të shkëputura nga seti fotografik i realizuar në Marrakech.

“Unë thashë po, faleminderit që ekziston”, shkruan Elgiti duke qeshur, krahas fotos ku Klea shfaqet e veshur me fustan të bardhë.

Ndërkohë Klea ka postuar disa foto dhe ajo duket yll.

Moderatorja ka zgjedhur një fustan të bardhë të mbushur me perla, të kombinuar me flokët e zeza onde dhe një grim minimalist.

 

 

View this post on Instagram

A post shared by Klea Huta • Aмlα • (@kleahuta) on