Martohet Kylie Jenner? Mediet e huaja zbulojnë çfarë po ndodh

kylie.jpg

Kylie Jenner dhe partneri i saj Travis Scott & Co u nisën drejt Italisë me një avion privat ,duke marrë mw vete një kostum e një fustan nuseje me vete.

“The Daily Mail” publikoi fotot nga aeroporti, ku duken Kylie, partneri i saj, reperi Travis Scott, vajza e tyre Stormi, Kris Jenner, Corey Gamble, Scott Disick dhe Sofia Richie, të gjithë duke hipur në avionin privat që do ti sjellë në Itali.

Por edhe pse fotot janë të qarta, sipas “TMZ” dhe “ET” nuk ka për të ndodhur një dasmë gjatë udhëtimit të tyre.

“Ajo po shkon në Itali për ditëlindjen”- një burim thotë për “ET”- “Nuk ka asnjë shans që ajo të martohet gjatë këtij udhëtimi. Martesa është diçka që ata e mendojnë, vetëm se jo në këtë udhëtim.”

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303