Ministria e Arsimit, Besa Shahini me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ka sqaruar se janë duke u marrë masa në shkolla, ku mësuesit po orientojnë dhe po mësojnë nxënësit për masat që duhet të marrin parandalimin e koronavirusit.
Ndër të tjera Ministrja ka theksuar se në Shqipëri nuk ka asnjë rast por edhe nëse do të ketë do ta përballojmë së bashku.
“Çdo ditë nëpër shkolla, mësuesit kanë orientuar nxënësit se si të parandalojnë përhapjen e viruseve duke u bazuar në rekomandimet më të mira të Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Larja e shpeshtë e duarve është masa kryesore që mund të ndërmerret;
Maskat janë të panevojshme kur nuk ka simptomë gripale;
Antibiotikët nuk duhet të merren pa rekomandimin e mjekut.
Deri tani nuk ka asnjë rast të koronavirusit në Shqipëri. Por, edhe nëse do të ketë në të ardhmen, jemi plotësisht gati ta përballojmë bashkërisht!”, ka shkuar Shahini.