fbpx

Masakër! 9 trupa të varur poshtë një ure, një tjetër i mbuluar me asfalt

18F11541-5EAD-495B-BE8C-397884105A00.jpeg

Dhjetë kufoma janë gjetur në rajonin e Zakatekas në Meksikë. Policia gjeti 9 trupa të varur në urën e autostradës nr.45, ndërsa trupi i nëntë u gjet i mbuluar me shtresë asfalti.

Kufomat u gjetën mëngjesin e ditës së enjte dhe të gjithë i përkasin seksit mashkull. Ngjarja ka tmerruar policinë dhe banorët e zonës.

Nuk dihen autorët e kësaj masakre dhe shkaqet e këtij krimit, por dyshohet se ky akt barbar mund të jetë vepër e konflikteve mes karteleve të drogës në Meksikë, i cili është kthyer në shqetësim kryesor të vendit prej mëse 20 vitesh.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303