fbpx

Masakër në Brazil, 11 viktima

7143296-6471761-image-a-70_1544199158821.jpg

Mëngjesi i sotëm në qytetin e Milagres, Brazil, ka nisur me një bilanc të frikshëm të 11 viktimave si pasojë e një përplasjeje të ashpër midis disa grabitësve të armatosur dhe policisë.

Dhuna ka shpërthyer që në orët e para të mëngjesit midis dy grupeve, ku policia ndërpreu një bandë, e cila po përpiqej të vidhte bankat në dy degë bankare në rrugën kryesore në Milagres.

Mësohet se mes shpërthimit të zjarrit nga të dyja anët, vdiqën pesë pengje, duke përfshirë dy fëmijë.

“Informacioni ynë paraprak është se 12 vetë vdiqën, duke përfshirë gjashtë oficerë policie,” tha një zëdhënëse për zyrën e guvernatorit. Gjithashtu u tha se banda iku në dy kamionë pa marrë asnjë para. Kryebashkiaku i Milagres, Lielson Landin  tha për Radio Band News se katër nga pengjet, përfshirë fëmijën, ishin të gjithë nga e njëjta familje.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *