31.5 C
Tirana
E premte, 12 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Masakra e Selenicës/ Burg përjetë për Ritvan Zykaj

spot_img

Prokuroria kërkon burg për jëtë për autorin e masakrës së Selenicës, Ritvan Zykaj.

Dosja e porkurorosë për autorin e masakrës së Selenicës ka kaluar në Gjykatën e Vlorës.

Mësohet se prokurori Saimir Smaka kërkon burg përjetë për Ritvan Zykajn.

Në 10 gusht 2018, Ritvan Zykaj vrau 8 anëtarë të një familje në Selenicë.

Në fshatin e tij ai njihej si një person problematik por nga posedimet disa herë nga policia si person i dyshuar për vjedhje ai asnjëherë s’ishte dënuar.

Armën e krimit tip kallashnikov, Zykaj e ka pasur në banesën e tij dhe nga deklarimet në polici ai është shprehur se arma ishte siguruar gjatë vitit 1997 dhe që nga ajo kohë e mbante të fshehur në kasollen e bagëtive.

Nga dëshmitë e tij në polici, Zykaj është shprehur se e kreu aktin e rëndë, pasi njëra nga viktimat e kishte akuzuar atë për vjedhjen e disa pulave.

Viktimat:

1-Demir Zykaj, 75 vjec (Vellai i gjyshit të autorit)

2- Ferie Zykaj, 72 vjece, (Gruaja e Demirit)

3-Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i demirit)

4-Vasilika Zykaj, (Gruaja e Besimit)

5-Sara Zykaj, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)

6-Ledjon Zykaj 9 vjec (Djali i Besimit)

7-Azem Zykaj (Djali i Demirit)

8-Afërdita Zykaj (Gruaja e Azemit)

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat