fbpx

Masakra ku u ekzekutuan 19 nxënës dhe dy mësues, reagon Berisha: E dënoj me forcë këtë krim të shëmtuar

Sali-Berisha-3.jpg

Ish kryeministri, Sali Berisha ka reaguar lidhur me masakrën e ndodhur në Teksas të SHBA-ve, ku një vrasës ka ekzekutuar me armë 19 nxënës dhe dy mësues të një shkolle fillore.

Berisha tha se e dënonte me forcë krimin e rëndë dhe bëri thirrje që autori i ngjarjes të merrte dënimin më të rëndë ligjor.

Reagimi i Plotë i Berishës:

Masakra ne nje shkolle trondit Teksasin dhe SHBA!

Te dashur miq, nje vrases ka ekzekutuar ne nje shkolle fillore ne Uvalde, Teksas 19 nxenes dhe dy mesues dhe ka plagosur 16 femije te tjere.

Autori i ketij krimi horror qe keputi jeten 19 nxenesve dhe dy mesuesve dhe plagosi 16 nxenes te tjere kishte paralajmeruar masakren çaste para se ta kryenta ate.

Denoj me force kete krim te shemtuar, infanticid dhe uroj qe autori te marre ndeshkimin me te rende ligjor si dhe shpreh ngushellimet e mia me te ndjera familjeve te viktimave dhe autoriteteve zyrtare dhe lutem qe femijet e plagosur te sherohen sa me shpejt. sb

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303