Masakra në Elbasan, Berisha akuzon policinë

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me atentatin e mbrëmshëm në qytetin e Elbasanit. me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Berisha shkruan se “në Shqipëri rendi është në duart e bandave”.

Ish-Kryeministri shkruan se ‘vetë narkopolicia lau duart duke e cilësuar masakrën si zakonisht qërim hesapesh midis bandave’. Kujtojmë që nga atentati i mbrëmshëm mbetën të vdekur 3 persona, dy shqiptarë dhe një turk

 ‘Rendi në dorë të bandave! Masakër në prag të Vitit të Ri në Elbasan! Të dashur miq, nata e mbrëmshme ishte e përgjakshme në Elbasan. Tre të vrarë me breshëri kallashnikovi, dy shtetas shqiptare dhe një turk. Vrasësit si zakonisht u larguan në drejtim të paditur për një darkë me narkopolicë. Vetë narkopolicia lau duart duke e cilësuar masakrën si zakonisht qërim hesapesh midis bandave. Kjo masakër provon dhe një herë se në Shqipëri rendi është në duar të bandave’, shkruan Berisha./real-news.tv

Lër një koment