fbpx

Masakra në Tajlandë, shkon në 20 numri i të vrarëve me armë nga ushtari, dhjetëra të tjerë të plagosur

abcc21fe424ccfc7e6975c617fdffef4_L.jpg

Një ushtar tajlandez ka vrarë 20 persona dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë në një përplasje me armë në qytetin Thai Nakhon Ratchasima, Tajlandë.

Oficeri i ri Jakraphanth Thomma, vrau fillimisht oficerin e tij, vodhi armë nga një kamp ushtarak dhe shkoi më pas në qendër të qytetit, në një qendër tregtare. Sapo ka qëlluar mbi personat që ndodheshin brenda saj, ushtari ka publikuar pamje nga sulmi në rrjetet sociale.

Autoritetet kanë mbyllur qendrën tregtare Terminal 21 në Nakhon Ratchasima, dhe po përpiqen të gjejnë agresorin, i cili vijon të qëllojë me armë. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Lt Gen Kongcheep Tantravanich është shprehur se qindra njerëz janë nxjerr nga qendra tregtare të sigurt, por dyshohet se në ndërtesë ka dhjetëra të tjerë.

Nëna e agresorit është sjellë në qendrën tregtare në përpjekje për ta bindur atë që të heqë dorë nga sulmi dhe pengmarrja e personave që ndodhen ende brenda.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303