Masakrohet me hanxhar futbollisti

Një futbollist brazilian 24-vjeçar u gjet pa jetë ditën e shtunë. Mediat zbuluan se ai ishte masakruar, ndërsa vetë policia zbuloi të mërkurën detajet rrënqethëse të vrasjes së Daniel Correa Freitas.

Flitet për një krim pasioni me bazë xhelozinë, në një ngjarje që tronditi opinionin sportiv të vendit futbolldashës. Daniel Correa Freitas dyshohet se pagoi shtrenjtë ngacmimin e gruas së gabuar, pasi kjo provokoi reagimin e dhunshëm të partnerit të saj. Futbollisti u rrah për vdekje, para se kufoma e tij të masakrohej me goditje me hanxhar.

Policia braziliane, që ka shpallur tashmë në kërkim 4 autorët e krimit, mori në mbrojtje dëshmitaren që zbuloi ngjarjen. Ishte pikërisht kjo dëshmitare ajo që zbuloi detajet shokuese dhe emrat e 4 vrasësve, që nisën krimin në banesën e futbollistit dhe e përfunduan në një pyll.

Lër një koment