fbpx

Masakroi arbitrin me grushte, ja sa vite burg rrezikon basketbollisti i Tiranës

E02434A3-075F-4667-AE24-EAACB006ECB4.jpeg

Basketbolli shqiptar regjistroi të shtunën një prej ngjarjeve më të shëmtuara dhe të paprecedentë. Një skandal i vërtetë, që përgjaku parketin e pallatit të sportit “Ramazan Njala” të qytetit të Durrësit. Teksa luhej perioda e katërt e takimit ndërmjet Teutës dhe Tiranës, lojtari i Tiranës Bruno Daliu ushtroi një dhunë barbare ndaj gjyqtarit Jurgen Muho.

Daliu nuk ishte dakord me një vendim të gjyqtarit dhe humbi toruan duke lëshuar grushte mbi Muhon. Ky i fundit, me diferenca të ndjeshme fizike me lojtarin e Tiranës, përfundon i gjakosur dhe i shtrirë në tokë. Kështu shënohet incidenti i radhës i dhunës në aktivitetet sportive, të cilat jemi mësuar t’i shikojmë më shumë nëpër stadiume. Menjëherë pas kësaj këtij incidenti skandaloz, basketbollisti 34-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit.

Me prezencën e policisë në ambientet sportive, kjo ngjarje edhe mund të ishte evituar, ndërsa të shtunën të gjithë pamë teksa u vendos në rrezik jeta e një personi në ushtrim të detyrës. Ndërkohë, për këtë ngjarje të shëmtuar ka ardhur edhe reagimi i policisë.

Njoftimi i policisë: “Arrestohet në flagrancë një 34-vjeçar për veprën penale ‘Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit e ndërmjetësit sportiv’. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin: B.D., 34 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas gjatë ndeshjes së basketbollit Teuta-Tirana, zhvilluar në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, ka goditur me grushte gjyqtarin e ndeshjes, shtetasin J.M., 26 vjeç, banues në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme”.

KODI PENAL PËR DHUNËN NË SPORT 

Dy muaj më parë u futën në fuqi ndryshimet e reja në Kodin Penal për dhunën në sport. Neni 274/a “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv”, thotë: “Goditje ose vepra të tjera dhune ndaj sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv, për shkak të veprimtarisë sportive, nga persona jashtë kësaj veprimtarie, dënohen me burgim nga një deri në tri vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në ambiente sportive më shumë se një herë, apo është kryer nga drejtues apo anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303