fbpx

Masat anti-COVID/ Plasin protestat në Bruksel, qytetarët përplasen me policinë

proteset.jpg

Qytetarët në Bruksel janë ngritur në protestë kundër masave anti-COVID. Protestuesit janë përplasur me policinë.

Protesta fillimisht ishte paqësore ku mijëra qytetarë marshuan përmes qendrës së kryeqytetit belg drejt lagjes ku ndodhet selia e institucioneve të Bashkimit Europian.

Një grup protestuesish filluan të gjuanin me gurë ndaj efektivëve të policisë. Këta të fundit u kundërpërgjgjën me gaz lotsjellës. Shumë qytetarë në Belgjikë janë kundër rregullave sipas të cilave çdo person i cili dëshiron të hyjë në bare apo restorante duhet të tregojë fillimisht pasaportën shëndetësore.

“Presioni është shumë i madh. Si persona në moshë madhore ne nuk duhet të vaksinohemi po ka shumë presion nga bashkëmoshatarët, fqinjët dhe miqtë. Një pjesë e madhe e popullsisë është e ndarë sa i përket kësaj çështjeje dhe kjo është arsyeja pse unë jam këtu”, u shpreh një qytetare.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303