Masat kufizuese/ Greqia ndërmerr vendimin e radhës, ç’pritet të ndodhë deri më 7 dhjetor

koronavirusi-greqi1-1.jpg

Greqia ka ndërmarrë një tjetër vendim. Raportohet se masat kufizuese do të zgjasin deri më 7 dhjetor.

Zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas ka lajmëruar se ky vendim është marrë për shkak të numrit të lartë të infektimeve. Gjithashtu, ai ka shtuar se vendimi për hapjen e vendit duhet të merret gradualisht për të shmangur përhapjen e virusit dhe për të “shpëtuar” Krishtlindjet.

“Lockdoën-i total do të shtyhet duke iu referuar të dhënave epidemiologjike duke mos dhënë garanci edhe për “shpëtimin” e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.  Në mënyrë që kur të heqim masat të sigurt jemi të sigurt, ne duhet t’u përmbahemi masave, të kufizojmë lëvizje ,”-ka thënë zëdhënësi i qeverisë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303