fbpx

Masat në portin e Sarandës për koronavirusin/ Pasagjerëve u matet temperatura

Screenshot_4-3.png

Në portin e Sarandës po merren disa masa ndaj Koronavirusit. Në këtë port janë dy tragete që vijnë çdo ditë në mëngjes nga Korfuzi, “Santa” dhe “Kristi”.

Tragetet vijnë pothuajse në të njëjtën orë, 08. 45. Mirëpo, edhe pse ishin dy tragete pasagjere ishin pak, pothuajse 50 vetë.  Specialistja e Shendetit Publik, Zhulieta Këndezi me termometër u mati të gjithë pasagjerëve temperaturën, dhe nuk pati asnjë problem shqetësues.

Kontrolli është i përditshëm, u shpreh Zhulieta Këndezi. ‘Jam i detyruar të njoftoj portin për ardhje, numrin e pasagjerëve dhe kombësinë e tyre”,  tha kapiteni Genci Nako, teksa shton se nuk ka pasur asnje rast shqetësues. Sakaq, kontrollet bëhen edhe në nisje.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303