fbpx

Masat për pandeminë, paralajmërohen protesta në Kosovë

Odes-se-Hotelierise-dhe-Turizmit-te-Kosoves.jpg

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e sektorit të hotelerisë dhe gastronomisë, Oda e Hotelerisë dhe Turizmit menjëherë ka nisur reagimet e saj.

Në një letër dërguar institucioneve të Kosovës, Oda e Hotelerisë dhe Turizmit shpreh shqetësimin e saj lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për mbylljen 12-ditore, ku thonë se kjo ishte bërë pa konsultim paraprak.

“Oda e Hotelerisë dhe Turizmit me të gjithë sektorët që përfaqëson janë më të goditurat në të gjitha aspektet nga masat e marra gjatë kohës së pandemisë dhe nuk e përkrahë këtë vendim të Qeverisë së Kosovës dhe kategorikisht e kundërshton vendimin siç e quan të njëanshëm ndaj fushë veprimtarisë hoteliere dhe turistike. Oda e Hotelerisë dhe Turizmit kërkon garanci nga Qeveria që pas datës 18 prill të lehtësohen këto masa dhe t’u lejohet të punojnë të gjithë sektorët e departamentet e hotelerisë dhe turizmit”, thuhet në letrën e OHT-së.

Nga OHT thuhet se nëse nuk merren parasysh kërkesat  e tyre ata do të protestojnë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303