fbpx

Masat shtrënguese, reagon deputeti: Burgu është i tepërt

Deputeti i opozitës së re Andi Përmeti ka reaguar fill pas deklaratës së Kryeministrit Rama për shtrëngimin e masave duke filluar nga dita e hënë.

Deputeti e ka konsideruar si të tepërt masat deri në heqje lirie për personat që nuk binden.

“Unë personalisht kam qenë dhe jam pro masave të marra. Kam bërë shpesh thirrje për zbatimin e tyre por burgu është i tepërt. Me ligj ne mundësuam lirimin e qindra të burgosurve me rrezikshmëri të ulët për shkak të rrezikut të infektimit nëpër burgje. Liruam edhe pse përkohëisht ata që janë dënuar me vendim te formës së prerë”, shkruan Permeti.