“Masat sipas humorit të Ramës”, Kryemadhi ironizon keq: Virusi dilte në 17:30

Monika-Kryemadhi-kryetare-e-LSI-2.jpg

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur për situatën nga koronavirusi në vend për Euronews Albania. Ajo theksoi se në Shqipëri, për rreth 4 muaj nuk janë bërë aspak testime.

Kryemadhi shtoi edhe se masat e marra nga qeveria nuk ishin të studiuara por sipas humorit të kryeministrit.

‘Ajo që dua të theksoj, është që shqiptarët u mbajtën 4 muaj të bllokuar nën emrin e Covid-it, dhe nuk tentoi njeri që të bënte një test, ndërkohë gjithë bota dhe gjithë Europa izolonte dhe vendoste disa masa të distancimit social dhe duke bërë dhe testimet në masë të madhe. Ndërkohë që qeveria jonë vendoste nga 50 mijë gjoba në ditë, në Gjermani  bëheshin 50 mijë testime. Ndërkohë që dëgjonim me mijëra deklarata të kryeministrit në Facebook, ndërkohë që në çdo vend të Europës bëheshin me mijëra testime dhe aty ku evidentohej rasti me Covid, atëherë izolohej dhe merreshin masat mbrojtëse. Nuk është se ne do të bënim ndonjë eksperiment, nuk është se ne do të bënim diçka ndryshe nga ajo çfarë po bënin shtetet e tjera. Edhe në Itali po të shikoni, që Lombardia ishte një nga qendrat më të sulmuara, masat dhe izolimi i qytetarëve nuk ishte aq pa logjikë, siç ndodhte në Shqipëri. A mund të më thoni ju pse në orën 5 e gjysëm dilte virusi dhe deri në atë orë ishte brenda, kur ndërkohë qytetarët lejoheshin 2, 3 apo 5 orë dhe dyndeshin të tërë qoftë në tregjet e shumicës, sepse të jemi të sinqertë pandemia krijoi një gjendje të jashtëzakonshme për xhepat e shqiptarëve dhe të gjitha familjet, sidomos pensionistët, drejtoheshin drejt tregjeve të shumicës’, tha Kryemadhi.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303