fbpx

Mashtrim në emër të Bora Zemanit! Moderatorja reagon ashpër

Me sa duket moderatorja e njohur e “Përputhen”, Bora Zemani ka qenë pre e një mashtrimi. Kjo nuk është hera e parë që  personazhe publike bien pre e mashtrimeve online.

Prej ditës së djeshme në rrjet po qarkullojnë disa screenshot-e ku shihen biseda në emër të Borës në Instagram.

“Bora” ose më saktë, personi që ka përdorur emrin e saj, i kërkon një personi të quajtur Artur, supozohet shok i Donaldit, një nder.

Ky nder konsiston në mbylljen e një faqeje, që sipas personit në fjalë, ka nxjerrë sekretet e emisionit dhe duhet të mbyllet. Ndër të tjera në bisedë përmendet edhe djali i saj Arbori.

Pasi këto foto u përhapën, ka ardhur edhe reagimi i vetë moderatores, që ka mohuar në mënyrë kategorike të ketë folur me dikë për të mbyllur një faqe Instagrami, duke thënë se mjaftohet me një “bllok” që bën nga profili i saj.

 

Sapo më erdhën foto të disa mesazheve në insta që gjoja unë paskam shkëmbyer dhe kërkoj të mbyllin një faqe. Sa parazitë janë këta njerëz që kanë aq shumë kohë për të bërë një montazh të tillë. E kuptoj qëllimin se doni followers edhe ju të shkretët ndaj nuk po ju bëj tag se mjaft morët vetëm nga ky montazh, por neveritem kur përmenden në gjëra kaq bastarde njerëzit e mi. Një gjë është e sigurtë: nuk do harxhoja kohë të mbyllja faqe injorantesh. Mjaftohem me një bllok që i bëj nga profili im për të mos më dalë përpara syve. (Jo këto faqe që as që e dija se ekzistonin) injoranca dhe ligësia fatkeqësisht nuk zhduken duke i zhdukur adresat e rrjeteve sociale. Kështu që bëni qejf në llumin që jeni.