fbpx

Mashtroi me kredinë për COVID-19, gjykata në Zvicër dënon shqiptarin me 26 muaj burg

zvicer-780x439-1.jpg

Një sipërmarrës ndërtimi, 35-vjeçar nga Lucerni i Kosovës është dënuar nga gjykata zviceriane pasi akuzohet se ka përfituar pa të drejtë një “kredi për Covid 19” prej 110,000 frangash.

Gjykata penale e ka dënuar atë të mërkurën për mashtrim, shkruan sda.ch. Personi në fjalë kishte dorëzuar formularin për ndihmë emergjente gjatë pandemisë në bankën komerciale të ndërmarrjes së tij të ndërtimit, në mars të vitit 2020.

Sipas deklarimit të tij, ai kishte frikë nga bllokimi i ndërtimtarisë, si rezultat i pandemisë në këtë kohë. Kërkesa për kredi, sipas tij, ishte një masë paraprake.

Prokurori publik, megjithatë, e ka parë të dëshmuar se ai aplikimin për paratë e kishte bërë me qëllim mashtrimi dhe se ai i kishte keqpërdorur ato para. Kompania nuk kishte rënë në vështirësi financiare për shkak të pandemisë, ka shtuar prokurori.

Pasi kishte marrë paratë, ai i kishte dhënë babait të tij një hua prej 15,000 frangash. Përveç kësaj, i akuzuari kishte bërë blerje të tjera, të cilat nuk do t`i bënte askush që ka pengesa të likuiditetit ose u trembet atyre, është shprehur prokurori.

Për këtë arsye, ai ka kërkuar një dënim me burg prej 20 muajsh për mashtrim dhe falsifikim si dhe një dëbim pesë vjet nga vendi për kosovarin me disa precedente penale.

Gjykata e ka dënuar 35 vjeçarin me dy vjet e dy muaj burgim për mashtrim, falsifikim dokumentesh dhe menaxhim të shumëfishtë mashtrues të biznesit.

Ai duhet t`i bëjë 10 muaj burg, ndërsa pjesën tjetër e ka me kusht për një periudhë prove prej 4 vjetësh. Përveç kësaj, atij i është shqiptuar ndalimi 5-vjeçar i zhvillimit të aktiviteteve në sektorin ku ka punuar. Ai gjithashtu duhet të paguajë 97.000 franga kompensim për institutin e garancisë që ka siguruar kredinë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303