fbpx

Mashtroi se kishte kancer, gruaja mbledh 50 mijë euro për t’i shpenzuar për pushime

Capture-1.png

Një grua britanike mashtroi se kishte kancer për të mbledhur para në rrjete sociale, të cilat më pas i shpenzoi për pushime. 42-vjeçarja Nicole Elkabbas arriti të mbledhë më shumë se 50 mijë euro në GoFundMe, për t’i shpenzuar më pas për pushime të shtrenjta, bileta ndeshjesh futbolli dhe baste.

Elkabbass krijoi një faqe në GoFundMe ku shpjegonte se ishte prekur nga kanceri, si dhe publikoi një foto ku pretendonte se ndodhej në gjendje të rëndë. Në fakt, fotografia në të cilën 42-vjeçarja shfaqej e shtrirë në krevatin e një spitali ishte realizuar pas një operacioni që ajo kishte kryer në fshikëzën e tëmthit.

“Paratë që gruaja mori në fakt shkuan për një larmi gjërash shumë shkuan në baste, shumë shkuan në udhëtime, disa për bileta ndeshjeje të Tottenham Hotspur,” tha prokurori i çështjes. Gruaja po përballet nën akuzën për mashtrim dhe ndërsa gjyqi vazhdon, avokatët e saj mbrojtës pritet të argumentojnë se Elkabbass besonte në të vërtetë se vuante nga kjo sëmundje.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303