Mashtronte dhe ushtronte presion, arrestohet avokati

pranga.png

I vihen prangat një avokati në Fier. Ai ishte shpallur në kërkim për “Korrupsion pasiv” dhe “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Specialistët për hetimin e krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Tiranë, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

K. Xh., 30 vjeç, banues në Fier, me profesion avokat. Shtetasi K.Xh, gjatë kohës që ka qënë avokat pranë Dhomës së Avokatisë Fier, nëpërmjet skemës së mashtrimit, dyshohet se realizonte presione dhe inskenime ndaj qytetarëve të ndryshëm kundrejt përfitimit të shumave financiare për arrestime/ndalime ndaj tyre, për shkak të kallëzimeve penale që bëheshin, por që nuk përmbanin elementë të veprës penale.

Materialet procedurale i kaluan SPAK për veprime të mëtejshme

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303