Mashtruan emigrantët, dy të rinj në pranga

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Lezhës për mashtrim. Mësohet se dy të rinjtë nga Tirana, të moshave 24 dhe 29 vjeç, kanë mashtruar 4 persona për kalim të paligjshëm të kufirit.

Sipas policisë, ata do bënin një kalim nga Tirana drejt Kosovës, ku për këtë i ka marrë emigrantëve rreth 1 mijë euro.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./real-news.tv