fbpx

Maskat “pushtojnë” planetin, rreziku që i kanoset ekosistemit

Screenshot_30-10.jpg

Pandemia ka penguar betejën kundër mbeturinave prej plastike. Çdo muaj në Mbretërinë e Bashkuar hidhen rreth 1500 ton maska dhe doreza plastike.Maskat e hedhura gjenden kudo në rrugë, ndërsa në parqe është e pamundur të mos gjesh maska të hedhura në bar.Pjesa më e madhe e këtyre mbeturinave përfundojnë në pikat e grumbullimit ku do të duhen shekuj që të asgjësohen. Por një sasi e madhe lihet dhe në tokë duke dëmtuar ekosistemin. Maskat kanë tejkaluar në sasi qeset plastike, duke u bërë nga mbeturinat më të zakonshme. Të dhënat tregojnë se hidhen 102 milion në javë, një sasi që mund të mbulojë 232 herë një fushë futbolli.Për këtë arsye apelet për përdorimin e maskave më shumë se një përdorimshme, janë të shpeshta.Pandemia e Covid-19 bërë që niveli i ndotjes nga plastika të ketë një rritje të konsiderueshme. Por ky nuk është një problem që prek vetëm Britaninë e Madhe, ekspertët e ambientit bëjnë apel që qeveritë të jenë gati të shpenzojnë më shumë kohë dhe para për mbrojtjen e tij.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303