fbpx

“Masknet” ose aknet e shkaktuara nga mbajtja e maskës, ja si të kujdeseni për to në kushte shtëpie

Në këto ditë kur Covid-19 është kryefjala e çdo bisede, shumë prej nesh nuk levizin dhe kryejnë veprimet e tyre pa maskën mbrojtëse. Përveç se marrim dioksidin e karbonit, tashmë po ballafaqohemi dhe me një problem të ri, që quhet “Maskne”, një term i ri që përshkruan aknen e shkaktuar nga mbajtja e maskës.

Mbrojtja e tillë, e cila mbahet për disa orë në temperature të larta, shkakton djersitjen e fytyrës dhe nxit bakteriet të bllokojnë poret duke shkaktuar akne. Për këtë kemi pyetur Diola Dosti e cila ndau me Living disa truke te vogla për ta shmangur këtë.

Diola Dosti tregon që emri shkencor i “maskne” është akne mekanike. Është një forme specifike e akneve që shkaktohet nga presioni që i bëjmë lëkurës nga mbathja e veshjeve të rënda, të ngushta apo veshjeve mbrojtëse. “ Nëse mbani maskë për kohë të gjatë, ajo prek zona të ftyrës që lidhen me hundën, mjekrën dhe faqet. Kujdes në përzgjedhjen e e maskave pasi maskat që janë shumë të ngushta kur mbahen për orë të gjata mund të shkaktojë ekzemë dhe kruajtje të lëkurës”. Po si ta mbrojmë pra lëkurën ?

1. Pastroni lëkurën para dhe pas mbajtjes së maskës. Kjo do të reduktojë numrin e bakterieve. Përdorni nëj sapun me bazë natyrale, që nuk shkatërron PH e lëkurës tuaj.

2. Eksfoljimi i lëkurës. Baza e kësaj metode ka të bëjë me largimin e qelizave të vdekura dhe të baktereve nga lëkura. Kjo është bazë për parandalim dhe trajtim të akneve. Një herë në javë bëni një formulë me kripë himalajë ( ajo gjyrë rozë), vaj kokosi. Masazhoni lëkurën dhe më pas shpëlajeni. Është normale që lëkura të skuqet pak.

3. Bëni maskën me kos shtëpie. Do të ushqejë, hidratojë dhe zbardhë lëkurën tuaj.

4. Mos përdorni krem pudër, lëreni lëkurën të marrë frymë.

5. Kujdes nga ushqimet që shkaktojnë akne si çokollata, sheqeri, qumështi, mishi i kuq dhe alkooli.

Ndiqni këshillat e nutricionistet dhe thuaj lamtumirë “masknes”.

Nga: Diola Dosti /living