fbpx

Maskoheshin si policë, vjedhin 300 mijë euro brenda shtëpisë së Taf Shabanit

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-2-1.jpg

Në orët e mbrëmjes së kaluar tre persona janë futur në banesën e Taf Shabanit në Fushë-Milot.

Në banesë ndodhej e zonja e shtëpisë dhe pasi janë paraqitur si punonjës policie ata kanë hyrë në katin e dytë të banesës duke zbërthyer kasafortën ku dhe ndodheshin paratë.

Pasi kanë marrë paratë dhe disa sende me vlerë ata janë larguar. Sipas zonjës së shtëpisë, ishin tre persona dhe ajo nuk i njihte.

Ndërkohë që sipas të zotit të shtëpisë Taf Shabanit vlera e lekëve të vjedhura është 300 mijë euro.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303