Mathew Palmer takon ambasadoren Yuri Kim

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Veçantë për Balkanin Perëndimor Matthew Palmer është takuar me ambasadoren e re të emëruar në Shqipëri Yuri Kim.

Përmes një postimi në Facebook ambasada e SHBA bën me dije se në këtë takim është diskutuar qëndrimin e guximshëm dhe parimor të Shqipërisë mbi Iranin.

Ndër të tjera në këtë takim është folur edhe për përkushtimin ndërpartiak për të realizuar reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR.

“Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Veçantë për Balkanin Perëndimor Mattheë Palmer u takua me Ambasadoren Yuri Kim për të diskutuar qëndrimin e guximshëm dhe parimor të Shqipërisë mbi Iranin, si dhe lajmin pozitiv lidhur me përkushtimin ndërpartiak për të realizuar reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Yuri Kim e ka bërë tashmë betimin si ambasadore e SHBA-së në Shqipëri dhe pritet që të mbërrijë në vendin tonë në ditët në vijim.