13.5 C
Tirana
E martë, 28 Maj, 2024

TË FUNDIT

Matjani breshëri automatiku ndaj punonjësve të Bashkisë, njëri vdes duke ngrënë bukë

spot_img

Një punonjës i Bashkisë së Matit mbeti i vrarë, dhe tre të tjerë u plagosën me armë, teksa ishin duke drekuar në një lokal në Shillë, ku kishin shkuar për rikonstruksionin e rrugës së fshatit. Në një njoftim zyrtar për ngjarjen e rëndë, policia thotë se ka identifikuar autorin, 51-vjeçarin Kujtim Koxha, banor i zonës, i cili është shpallur në kërkim. Viktimë e të shtënave me automatik mbeti Mentor Hoxha, ndërsa të plagosurit janë A.H (i cili po kurohet në spitalin e Burrelit, Hamit.B dhe Erzen Aliaj, të tre punonjës të Bashkisë. Dy të fundit morën plagë të rënda dhe janë transportuar me helikopter për në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës14:00, në fshatin Shëlli, njësia administrative Macukull. Policia u njoftua fillimisht për disa të shtëna me armë në zonë, dhe më tej nga mbërritja në vendngjarje u zbulua se në fshatin e largët të Matit kishte humbur jetën punonjësi i Bashkisë dhe tre të tjerët kishin mbetur të plagosur.

Por çfarë konflikti solli këtë ngjarje të rëndë?

Policia i cilëson motive të dobëta, një përplasje që ka pasur mes autorit në kërkim dhe punonjësve të Bashkisë. Këta të fundit kishin shkuar në zonë për të punuar për rikonstruksionin e rrugës së fshatit, rrugë e cila ishte bërë e pakalueshme duke krijuar vështirësi për banorët e kësaj zone. Teksa ishin duke punuar, autori 51 vjeçar është konfliktuar me ta. më tej është larguar dhe ka marrë armën automatik. AI ka ndjekur punonjësit e bashkisë të cilët kishin orarin e drekës, dhe ka qëlluar ndaj tyre me breshëri automatiku teksa këta të fundit ishin duke drekuar në lokalin e fshatit.

Policia njofton se në vendngjarje është sekuestruar arma e zjarrit.

“Është ngritur një grup i posaçëm hetimi me ekspert të Policisë nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, të cilët po hetojnë këtë ngjarje. Grupi hetimor gjithashtu ndodhet në vendin e ngjarjes si dhe po sekuestron çdo provë që lidhet me këtë ngjarje. Forca të shumta policore janë në ndjekje të autorit”, njofton policia. /RealNews

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat