Matura shtetërore/ U akuzua për shpërndarjen e tezës, reagon MASR

3bcefaf259953d3ef1f936305692e357_L.jpg

Ka ardhur reagimi nga Ministria e Arsimit në lidhje me publikimin e tezës së sotme të gjuhës së huaj në faqen zyrtare të ish-kryeministrit Berisha.

Berisha publikoi tezën, ku sipas një denoncimi të një qytetari shkruhej se drejtoresha e një gjimnazi në Kukës ka shpërndarë pyetjet në këmbim të votave për PS.

Ndërkohë, ka ardhur edhe reagimi i Ministrisë së Arsimit lidhur me akuzën e bërë.

MASR njofton se lajmi nuk është i vërtetë, por janë dezinformime të bëra nga anëtarë të PD.

“Kjo nuk është aspak një gjë e re! Sa më rigoroz është testi dhe administrimi nga ana e MASR, aq edhe më të shpeshta janë dezinformimet e tyre, të cilat i dënojmë fuqishëm! MASR nënvizon se do të vazhdojë të përmirësojë testin dhe administrimin e procesit deri në digjitalizimin e plotë të tij. Ky vit ka ardhur me risi sepse një pjesë e testeve do të vlerësohen për herë të parë elektronikisht duke shmangur gabimet njerëzore që mund të jenë bërë në vitet e kaluara, ndërkohë që janë shtuar edhe penalitetet për ata që do të mundohen të kopjojnë”, thuhet më tej në njoftim./real-news.tv

 

scroll to top