Sot provimi i Letërsisë, incident te ‘Ismail Qemali’

Ditën e sotme po zhvillohet provimi i radhës së maturës shtetërore, pikërisht lënda e gjuhës shqipe dhe letërsisë.

Raportohet se gjatë procesit të testimit ka pasur një incident në një prej gjimnazeve të përgjithshme të Tiranës.

Bëhet me dije se një maturante ka humbur ndjenjat në gjimnazin ‘Ismail Qemali’.

Ajo u dërgua menjëherë në urgjencë si dhe ndodhet në kujdesin e bluzave të bardha./real-news.tv