25.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Mauro Icardi i vendos disa kushte Wanda Narës për tu rikthyer në PSG: Nga mbyllja e Instagram tek ndalimi i udhëtimeve me avion privat

Telenovela e Mauro Icardi dhe Wanda Nara vazhdon të zhurmojë, me histori të reja që shkruhen çdo ditë rreth ngjarjeve më të fundit në jetën e tyre personale.

 

Edhe pse sulmuesi i PSG tregon shenja pajtimi mes tyre, modelja ka qenë paksa më e rezervuar.

Pasi humbi dy ditë punë dhe ndeshjen kundër RB Leipzig në Ligën e Kampionëve, futbollisti është rikthyer sërish në stërvitje.

Los Angeles de La Manana raporton se ka qenë vetë Wanda Nara që ka dërguar Icardin në stërvitje, megjithëse nuk dihet ende nëse futbollisti do jetë në fushë në ndeshjen me Marseille.

“Ata kanë filluar të flasin”, tha Yanina Latorre në emision. “Ajo e dërgoi në stërvitje sot, por ai vendosi disa kushte përpara se të rikthehej në punë”.

Më pas shtoi: “Mauro dëshiron që të dy, të mbyllin llogaritë në Instagram, por të postojnë fotografi të tyre si çift dhe familjes përpara se ta bëjnë këtë që t’i japin fund thashethemeve për ndarje. Në këmbim, ai do t’i premtojë asaj besnikëri të përjetshme. Mauro nuk dëshiron që Wanda të vazhdojë të punojë si influencuese në evente, por vetëm si agjentja e tij personale. Gjithashtu i ka kërkuar të mos udhëtojë më vetëm në avion privat”.

Ndërkohë motra e Wanda Narës, Zaira, ka thënë se modelja është e indinjuar nga kërkesat e tij.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat