fbpx

Mavraj kërkon falje, ka një mesazh për të gjithë tifozët

mavraj-1.jpg

I mërziti të gjithë tifozët me sjelljen e mbrëmshme në fushë dhe ishte protagonisti negativ i humbjes së thellë me Skocinë në Shkodër, pasi la skuadrën me 10 vetë pas 20 minutash, kur rezultati ishte 0-1.

Kjo ka bërë që kapiteni Mërgim Mavraj të kërkojë një ndjesë publike me një mesazh për tifozët. Mavraj pranon kritikat, por jo ato që vënë në diskutim respektin për ngjyrat kuqezi të Kombëtares.

“E ndjej të kërkoj publikisht falje për atë moment dobësie. Të gjithë gabojmë dhe këtë herë më ndodhi mua. Për Kombëtaren kam luajtur dhe i dëmtuar madje në situata edhe shumë më të vështira, ndaj ajo që kërkoj është të më kritikoni, sigurisht, por jo të vini në diskutim respektin dhe dashurinë për këtë fanellë e këto ngjyra.

Shohim përpara, me bindje se Shqipëria do të kthejë kapitull. Të gjithë bashkë mund t’ia dalim përsëri, por nëse jemi të ndarë atëherë mund të na mposhtë kushdo.

Me respekt, Mërgim Mavraj”, shkruan kapiteni i kombëtares kuqezi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *