May, ashtu si Trump dhe Macron, nuk do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik në Davos

Kryeministrja britanike Theresa May nuk do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror të këtij viti në Davos, Zvicër.

Udhëheqësja e Mbretërisë së Bashkuar do të qëndrojë në Londër javën e ardhshme në mënyrë që të përqëndrohet në Brexit, tha për CNN një zëdhënës i Downing Street. Ajo pritet gjithashtu që të zhvillojë bisedime me udhëheqësit e BE në ditët në vijim.

Njoftimi ndjek një javë të trazuar për May. Plani i saj Brexit u refuzua nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar të martën. Një ditë më pas qeveria e saj iu nënshtrua një votë mosbesimi dhe mbijetoi me një diferencë të ngushtë.

Britania do të largohet nga Bashkimi Europian më 29 mars, aktualisht pa ndonjë marrëveshje për ta bërë këtë. Ekspertët kanë paralajmëruar se dështimi i Britanisë së Madhe për të siguruar një marrëveshje zyrtare mund të çojë në kaos, mungesën e ushqimit dhe një rënie drastike ekonomike në.

Tani ajo ka vetëm 70 ditë për të punuar së bashku me partitë e opozitës, si dhe disa fraksione konkurruese brenda partisë së vet konservatore, për të siguruar një marrëveshje kompromisi të Brexit që mund të fitojë një shumicë në Parlament.

May i bashkohet presidentit amerikan Donald Trump dhe atij francez Emmanuel Macron në listën e liderëve perëndimorë të cilët për shkak të politikave të brendshme nuk do të marrin pjesë në forum./real-news.tv/