fbpx

May: BE nuk do të ofrojë marrëveshje më të mirë nëse kjo refuzohet

may-1.jpg

Theresa May është shprehur se Britania e Madhe nuk do të marrë një marrëveshje më të mirë nga BE nëse deputetët refuzojnë marrëveshjen që ajo ka arritur.

Kryeministrja britanike tha për radion e BBC se do të ketë më shumë ndarje dhe pasiguri nëse Parlamenti voton kundër marrëveshjes muajin e ardhshëm.

Por ajo refuzoi të thoshte nëse Britania e Madhe do të jetë më mirë jashtë BE, duke u shprehur vetëm se do të ishte “ndryshe”.

Samiti i liderëve të BE do të mblidhet të dielën për të nënshkruar marrëveshjen, pavarësisht çështjeve të pazgjidhura rreth Gjibraltarit.

Spanja ka kërkuar ndryshime të marrëveshjes në minutën e fundit, vetëm nëse merr garanci mbi ishullin, edhe pse asnjë vend nuk mund të bllokojë marrëveshjen e tërheqjes në këtë fazë.

Shumë deputetë britanikë janë kundër Brexit dhe kjo ka ngjallur frikën se marrëveshja nuk do të miratohet në parlament.

May tha se në ditët e ardhshme do punojë shumë për të bindur deputetët që ta mbështesin, por edhe për ti shpjeguar publikut meritat e marrëveshjes.

E pyetur se çfarë do të ndodhte nëse deputetët refuzojnë marrëveshjen, ajo tha: “Do të kishte më shumë ndarje dhe më shumë paqartësi, me njerëzit që po përpiqen të përdorin mundësinë për të ndaluar dhe penguar Brexit. Nga pikëpamja ime nuk duhet të ketë dyshim për Brexit sepse qeveria duhet t’i japë njerëzve atë që votuan gjatë referendumit në vitin 2016.

Unë nuk mendoj se nëse shkojmë në BE dhe themi që nuk na pëlqen marrëveshja dhe duam një tjetër, ata do vijnë tek ne e do thonë se do na japin një marrëveshje më të mirë.

Mendoj se jashtë Bashkimit Europian, ne do të kemi kontroll mbi gjithçka dhe jemi në gjendje të tregtojmë rreth pjesës tjetër të botës”,- u shpreh May në bisedën telefonike me radion e BBC.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *