May e vendosur për të pasur një marrëveshje të rishikuar me BE

Kryeministrja britanike Theresa May do të vazhdojë me përpjekjet për të siguruar një marrëveshje të rishikuar të Brexit, pavarësisht nga një humbje tjetër në parlament, dhe do të kthehet në Bruksel “brenda disa ditësh”.

Deputetët votuan kundër një mocioni që mbështeste strategjinë e qeverisë me 303 vota kundër, 258 pro, dhe 66 deputetë abstenuan.

Sekretari i Brexit, Steve Barclay do të takohet me ambasadorët e BE në Londër të premten në mëngjes përpara se të niset të hënën në Bruksel për bisedime të mëtejshme me krye-negociatorin e BE, Michel Barnier.

May po përpiqet të ri-negociojë marrëveshjen e kufirit irlandez me BE pasi deputetët votuan për ta zëvendësuar atë me “marrëveshje alternative” më parë këtë muaj.

Disa deputetë kanë frikë se backstop – politika e sigurimit për të parandaluar kthimin e kontrolleve doganore në kufirin irlandez – do ta shohë Britaninë e Madhe të lidhur me rregullat doganore të BE për një kohë të gjatë.

BE ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur idenë e ndryshimit të backstop në marrëveshjen e tërheqjes./real-news.tv/