31.5 C
Tirana
E premte, 12 Korrik, 2024

TË FUNDIT

May i kërkon deputetëve një kompromis për Brexit

spot_img

Theresa May i ka kërkuar deputetëve të bëjnë një “kompromis të nderuar”, ndërsa ajo përpiqet t’i bindë ata që të mbështesin marrëveshjen e saj Brexit në votimin e tretë në parlament.

Në një intervistë për Sunday Telegraph, kryeministrja tha se dështimi për të mbështetur marrëveshjen do të thotë “nuk do të largohemi nga BE për shumë muaj, ose asnjëherë”.

May pritet të sjellë marrëveshjen e saj të tërheqjes në parlament javën e ardhshme për një votë të tretë.

Ky votim i tretë vjen pasi deputetët këtë javë e hodhën poshtë marrëveshjen e saj dhe votuan për të shtyrë Brexit.

BE do të vendosë afatet dhe kushtet e çdo zgjatjeje. Ligjërisht, Britania e Madhe ka caktuar të dalë nga BE më 29 mars.

Ndërkohë, udhëheqësi i Laburistëve, Jeremy Corbyn, i ka shkruar deputetëve të parlamentit duke i ftuar ata për bisedime për të gjetur një kompromis ndërpartiak.

May thotë se nëse Parlamenti voton për marrëveshjen e saj të tërheqjes përpara samitit të liderëve të BE të enjten, Britania e Madhe do të kërkojë një shtyrje të shkurtër për Brexit për të kaluar legjislacionin e nevojshëm.

“Ky nuk është një rezultat ideal – ne mund dhe duhet të ishim duke e lënë BE më 29 mars,” tha ajo.

“Por kjo është diçka që populli britanik do të pranonte. Nëse parlamenti nuk pajtohet me marrëveshjen deri në atë kohë, do të jetë shumë më keq”.

Nëse një marrëveshje nuk arrihet përpara të enjtes, udhëheqësit e BE po mendojnë një vonesë shumë më të gjatë.

May tha se do të ishte një “simbol i fuqishëm i dështimit kolektiv të parlamentit” sepse një shtyrje e Brexit do të thoshte se Mbretëria e Bashkuar do të jetë e detyruar të marrë pjesë në zgjedhjet evropiane të muajit maj – pothuajse tre vjet pas votimit për të dalë nga BE./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat