fbpx

May këmbëngul për planin e saj, kërkon mbështetjen e biznesit

p06s74jj.jpg

Theresa May po vijon përpjekjet e saj për të bindur kabinetin e saj për draft marrëveshjen e Brexit, duke thënë se do të ndalë emigrantët nga BE-ja.

Sipas saj, emigracioni pas Brexit do të jetë i bazuar tek aftësitë, dhe se europianët që nuk do të kenë më shumë prioritet se inxhinierët nga Sidnei për shembull, apo zhvilluesve të programeve kompjuterike nga Nju Delhi.

Kryeministrja do të këmbëngulë te liderët e biznesit se, drafti i saj i marrëveshjes është i pranuar nga të gjithë.

Përpjekja e kryeministres vjen ndërkohë që disa deputetë konservatorë vazhdojnë të këmbëngulin për ndryshime.

Ministrat nga 27 shtetet e mbetura anëtare të BE-së do të mblidhen në Bruksel, para se marrëveshja të finalizohet ditën e dielë. Ata po punojnë për një deklaratë politike që përcakton marrëdhënien e tyre të ardhshme me Britaninë e Madhe.

Ka patur mjaft kritika për draft marrëveshjen e tërheqjes me 585 faqe.

Dy nga ministrat e kabinetit dhanë dorëheqjen në lidhje me marrëveshjen e propozuar, ndërsa të tjerë po kërkojnë ndryshimin e draftit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *