fbpx

May kërkon një votim të katërt në parlament, mbi 6 milionë firma kundër Brexit

best-signs-23.jpg

Theresa May dhe kabineti i saj janë duke kërkuar për alternativa dhe mënyra se si ta sjellin përsëri në parlament marrëveshjen e daljes nga BE-ja, për herë të katërt.

Kryeministrja britanike tha se Britania e Madhe ka nevojë për “një alternativë për të vazhduar përpara” pasi marrëveshja për daljen nga BE-ja nuk u ratifikua nga parlamenti për të tretën herë.

Deputetët nga të gjitha partitë thanë që do ta testojnë mbështetjen e opsioneve tjera gjatë seancave të javës tjetër.

Gjithsesi, kryetari i partisë konservatore, Brandon Lewis, tha që qeveria nuk e mbështet asnjë opsion tjetër përveç marrëveshjes.

Udhëheqësi i partisë laburiste, Jeremy Corbyn, refuzoi të tregonte nëse partia e tij do të ofronte ndonjë zgjidhje për të qëndruar në BE, por tha që kërkon të ketë “marrëdhënie të mirë ekonomike me Evropën.”

Nga ana tjetër, deputetët e Partisë Konservatore të Britanisë së Madhe kanë kërcënuar se do t’i bllokojnë të gjitha përpjekjet e kryeministres May për të dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme, duke thënë se kjo lëvizje do ta përçajë partinë dhe të përkeqësojë krizën e Brexit.

Ndërkohë, peticioni i cili i kërkon qeverisë të heqë Nenin 50 dhe të ndalë procesin e Brexit ka marrë tashmë më shumë se 6 milionë firma./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303