May mbërrin në Bruksel: Po vijojmë përpjekjet për një dalje të rregullt nga BE

May-at-the-EU-summit.jpg

Kryeministrja britanike Theresa May thotë se i vjen keq që parlamenti britanik nuk ka qenë në gjendje të ratifikojë deri tani marrëveshjen që do të lejonte daljen e rregullt të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

“Britania e Madhe tashmë duhej të linte BE-në,” deklaroi May ndërsa erdhi në samitin e liderëve të BE-së.

Ajo pret që takimi i sotëm në Bruksel do të rezultojë në marrjen e një shtyrjeje për një dalje të rregullt të vendit nga BE.

“Qëllimi i këtij samiti është që të bien dakord për një zgjatje që do të na sjellë më shumë kohë për të rënë dakord për një marrëveshje që do të na lejojë të largohemi nga BE në mënyrë të rregullt,” tha May.

Ajo thotë se ka kërkuar shtyrjen e Brexit deri më 30 qershor, por ratifikimi i marrëveshjes mund të ndodhë më herët.

“Është e rëndësishme që ne të largohemi nga BE në momentin kur lejojmë ratifikimin e marrëveshjes,” tha May duke shtuar se qeveria po vijon bisedimet me opozitën për të arritur dakordësi për sa i përket marrëveshjes së tërheqjes./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303