May mbron marrëveshjen mes kritikave nga deputetët

Theresa May ka mbrojtur marrëveshjen e saj Brexit në Parlament përballë kritikave të forta nga opozita dhe shumë deputetë konservatorë.

Kryeministrja tha se marrëveshja e së dielës nderoi votën e referendumit të vitit 2016 dhe mbajti një partneritet të ngushtë me BE.

Por ajo pranoi se nuk ishte “krejtësisht e lumtur” me planin  për të kufirin me Irlandën.

Jeremy Corbyn tha se këmbëngulja në një marrëveshje të kundërshtuar nga publiku dhe deputetët ishte një “veprim i vetë-dëmtimit kombëtar”.

Udhëheqësi i Laburistëve sugjeroi se Parlamenti nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse të votojë kundër marrëveshjes, votim i cili do të bëhet në parlament në më pak se dy javë.

Dhe një numër i vogël i ministrave të mëparshëm të kabinetit, përfshirë Iain Duncan Smith, Boris Johnson, Owen Paterson, Michael Fallon dhe Dominic Grieve, gjithashtu shprehën pakënaqësinë e tyre në lidhje me marrëveshjen.

Ministrat e kabinetit qeveritar kanë pranuar që May mund të përballet me një luftë të vështirë për të bindur parlamentin që të pranojë kushtet e tërheqjes së Britanisë së Madhe dhe deklaratë politike mbi marrëdhëniet e ardhshme me BE .

Në deklaratën e saj për deputetët, kryeministrja May deklaroi se kishte pasur “dhënie dhe marrje” në negociatat 19-mujore, por marrëveshja përfundimtare do të sjellë sërish kontrollin e ligjeve, parave dhe kufijve.

Lër një koment