23.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

May siguron disa ndryshime në Strasbourg, marrëveshja votohet sot

spot_img

Deputetët do të votojnë për marrëveshjen e Brexit të Theresa May, pasi ajo siguroi ndryshime “ligjërisht të detyrueshme” pas bisedimeve të fundit me BE në Strasburg.

Parlamenti britanik pritet të votojë sot, për herë të dytë, marrëveshjen e Mayt për Brexit, të arritur me Bashkimin Evropian, në nëntor të vitit të kaluar.

Ligjvënësit e kanë refuzuar këtë marrëveshje në muajin janar, kryesisht për shkak të një barriere fizike në ishullin e Irlandës. Me këtë barrierë do të garantohej se nuk do të ketë kufi të fortë midis Republikës së Irlandës, e cila është anëtare e BE-së, dhe Irlandës Veriore, e cila është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, edhe nëse nuk ka marrëveshje për tregtinë dhe sigurinë.

Sipas kësaj politike, edhe nëse nuk do të kishte marrëveshje të zbatueshme për çështje të tilla, Irlanda e Veriut do të mbetej në bashkimin doganor dhe në pjesën më të madhe të tregut të BE-së.

Por udhëheqësi i Partisë Laburiste Jeremy Corbyn tha se ndryshimet nuk ishin “asgjë që i afrohej” asaj që May kishte premtuar. Mbetet për t’u parë nëse deputetët do të votojnë për marrëveshjen të martën në mbrëmje./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat