23.5 C
Tirana
E diel, 21 Korrik, 2024

TË FUNDIT

May takime me deputetët, shtohen zërat për dorëheqjen e saj

spot_img

Kryeministrja britanike Theresa May do të flasë me ligjvënësit e saj konservator të mërkurën, ndoshta për të njoftuar një datë të dorëheqjes në mënyrë që të fitojë mbështetje marrëveshja e saj, e refuzuar dy herë në parlament.

Mediat britanike po raportojnë se May pritet të caktojë një datë për dorëheqjen e saj.

Tre vite pas referendumit të mbajtur në 2016 dhe katër ditë para se Britania duhej të largohej nga blloku, mbetet e paqartë se si, kur apo edhe nëse Brexit do të zhvillohet, me parlamentin dhe kombin ende të ndarë në lidhje me këtë çështje.

Tashmë, ligjvënësit britanikë kanë marrë përkohësisht kontrollin e procesit Brexit, duke ia hequr kështu kryeministres britanike Theresa May. Kjo konsiderohet si një lëvizje e rrallë e cila i vendos ligjvënësit britanikë në pozicion drejtues në këtë rast. May, e cila shpreson ende të miratohet marrëveshja e saj, e refuzuar dy herë, është shprehur para votimit se nuk ka mbështetjen e duhur për ta sjellë për votim për të tretën herë planin e saj./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat