May: Vonesa e Brexit nuk do të zgjidhë asgjë

Kryeministrja britanike Theresa May i ka thënë deputetëve se vonesa e Brexit nuk do zgjidhë asgjë.

Ajo iu drejtua deputetëve se shtyrja e marrëveshjes me BE se nuk do ta zgjidhë situatën.

“Vendimi mbetet i njëjtë, me marrëveshje, pa marrëveshje ose pa Brexit,”-tha kryeministrja britanike.

Udhëheqësi i Labour, Jeremy Corbyn  akuzoi May se po mendon pak rreth opsioneve të tjera të Brexit, siç është plani i punës për një bashkim doganor me BE.

Por kryeministrja e kritikoj Corbyn për refuzimin e  tij për të takuar May duke i thënë se nuk kishte asnjë ide se çfarë do të thoshte politika e tij.

Deputetët po propozojnë plane alternative për marrëveshjen e Kryeministres me BE, duke përfshirë kërkimin e shtyrjes së datës së daljes së Mbretërinë e Bashkuar  nga unioni.

Aktualisht është planifikuar që dalja e Britanisë nga BE të ndodhë në orën lokale 23:00 më 29 mars.

Ndërsa kryeministrja britanike këmbëngul se aprovimi i marrëveshjes së saj është veprimi i duhur./reaë-news.tv/