Mazhoranca voton projektvendimet, ja ç’ndodhi jashtë Parlamentit

a3ab1c115b3490425a8662dea4f6229f_L.jpg

Ka përfunduar seanca plenare në Kuvend, ku mazhoranca ka votuar dy projektvendimet në lidhje me KLGJ dhe KLP. Gjatë momentit të votimit, protestuesit me liderët e PD dhe LSI, po qëndronin këmbëkryq para Kuvendit.

Menjëherë pas përfundimit të seancës, disa deputetë të PS kanë dalë nga pjesa e Kalasë së Tiranës duke iu shmangur kështu protestuesve. Mësohet se një pjesë dërrmuese e deputetëve socialistë vijojnë të qëndrojnë brenda Kuvendit.

Ndërkohë, ka përfunduar edhe protesta e iniciuar nga PD dhe LSI, të cilët menjëherë pasi ka përfunduar seanca, kanë udhëhequr protestuesit drejt rrugës së Elbasanit.

Kryeministri Rama dhe zëvendësministri Braçe nuk kanë qenë të pranishëm në seancën e sotme plenare./real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303