Mazhorancë-opozitë në tryezë për Zgjedhoren, Astrit Patozi thumbon demokratët

Ndërkohë nuk ka munguar edhe reagimi i parë në lidhje me këto zhvillime të papritura.

Astrit Patozi ka postuar një status ironik në Facebook duke thumbuar demokratët, të cilët kanë pranuar të ulen me Ramën në tryezë, ndërkohë që kushti kryesor për të hyrë në zgjedhje dhe për të bërë reformën ishte pikërisht largimi i kryeministrit.

“Më në fund një lajm i shumëpritur për qytetarët shqiptarë. Përshëndes dorëheqjen e parevokueshme të Edi Ramës, kryeministrit të qeverisë së krimit dhe të drogës, që i hapi rrugë dialogut kontruktiv mes maxhorancës me opozitën parlamentare dhe atë jashtëparlamentare për të mirën e Shqipërisë. Që prej sot gjithçka është e mundur…”, shkruan Astrit Patozi.