fbpx

Mbani frymën/ Elvana Gjata dhe Ylli Limani sjellin dy bashkëpunimet bombë, ja kur publikohen

lv.jpg

Dy këngëtarët e njohur shqiptar, Elvana Gjata dhe Ylli Limani kanë përgatitur një surprizë të madhe për gjithë fansat e tyre. Dyshja e njohur e këngëtarëve kanë konfirmuar se do të bashkëpunojnë për një këngë. Ky bashkëpunim përflitej prej shumë kohësh por ishin pikërisht dje Elvana Gjata dhe Ylli Limani të cilët postuan të njëtën sotry në Instagram, pothuajse në të njëjtën kohë.

“Të shtunën… X2“, shkruan ata shoqëruar me emojin e një ore.

Ndërkohë sot ata kanë zbuluar detajet e tjera dhe i kanë surprizuar të gjithë teksa kanë treguar se do të vijnë jo me një, por me dy këngë të reja. Këngëtarët kanë ndarë në Instagram një foto të përbashkët, ku shihen të ulur në një divan teksa shohin në sy njëri-tjetrin. Ata kanë zbuluar se këngët e reja do të mbajnë titujt “E di” dhe “Marre” e do të publikohen të shtunën në orën 18:00.

 

 

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303