Mbani të qeshurën,këto janë gjërat më ‘idiote’ që njerëzit kanë kërkuar në Google

Me siguri të gjithëve ju ka ndodhur që të kërkoni në Google një informacion i clii mund t’ju jetë dukur i çuditshëm e ndoshta teksa e kujtoni ju vjen ‘turp’ nga vetja.

Por pasi të lexoni historikun e kërkimit të disa personave, me siguri që do të  ndryshoni mendim.

  1. Unë google-ova nëse Rihanna dhe Shakira janë i njëjti person.
  2. Në historikun tim të Google-it ka simptoma dhe diagnoza. Unë google-oj për çdo gjë që lidhet me shëndetin.
  3. Nuk mbaja mend emrin e psikiatres time. E takoja 1 herë në javë për 6 muaj dhe prap s’ja mësova dot. Më vinte turp ta pyesja, prandaj e kërkoja në Google për ta gjetur.
  4. ”Si të shpëtoj nga bebe që bëjnë rrëmujë!”
  5. Si zihet një vezë. Më duhet t’ju them se jam fermer pulash.
  6. Unë përdor çdo ditë Google Maps për të shkuar në punë.
  7. Unë kërkoj kukulla barbie. Jam 19-vjeç, por mahnitem prej tyre.
  8. Kërkoj, “si të lahem”, “si të bëj urinën”, “si të dal jashtë”. Nuk jam alien, thjesht dua të sigurohem që m’i kanë mësuar mirë këto gjëra kur isha fëmijë.
  9. “Çfarë është një gjë e çuditshme në tualetin e të dashurës sime?”
  10. Vrapova 1600 kilometra me gjithë shpejtësinë që kisha dhe pastaj google-va për të parë sa është i zoti një njeri mesatarisht të vrapoi. Zbulova që jam 50% më i ngadaltë nga ç’janë 50 vjeçarët në formë. Unë jam 34.