fbpx

Mbante armë pa leje, arrestohet reperi i njohur

Screenshot_26-2.jpg

Rreperi i nominuar për çmimet “Grammy”, DaBaby u arrestua në Los Angeles dhe më vonë u lirua me kusht.

Ai është arrestuar për posedim të një arme të pa leje, të cilën e mbante të fshehur.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Jonathan Kirk, u arrestua në rrugën Rodeo Drive pasi stafi i dyqanit ‘Gucci’ thirri policinë dhe njoftoi se një person nga një grup burrash mbante një armë në brezin e tij.

Policët gjetën një pistoletë të mbushur nëntë milimetërshe kur ata bënë një kontroll të Kirk dhe shoqëruesit të tij.

Më pas ai u lirua me kusht duke u gjobitur në vlerë 35,000 dollarë.

Kujtojmë që më 2 tetor Dua Lipa ka publikuar versionin e ri të këngës “Levitating” të cilën e solli në bashkëpunim me DaBaby.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303