Mbante armë pa leje, prangoset shkodrani

IMG_3022-e1496654587630-685x320.jpg

Foto ilustruese

Një 39-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Shkodrës, pasi pas kontrolleve të kryera, ka rezultuar se mbante dhe posedonte armë pa leje.

Kontrolle të befasishme në lokale, ambiente dhe në akset rrugore. Kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë me armë pa leje dhe atyre në kërkim.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë pa leje, nga strukturat e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Shkodër, si dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë së Shkodrës, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:

Fatjon Bajami, 39 vjeç, banues në Shkodër

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrolleve të befasishme në një lokal, këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zastava” me krehër me 6 fishekë dhe një fishek në fole.

Dyshohet se shtetasi Fatjon Bajami ka qëlluar me armë zjarri në ajër, në lagjen “Perash” Shkodër.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303