11.5 C
Tirana
E shtunë, 4 Maj, 2024

TË FUNDIT

Mbante lokalin hapur, gjobitet pronari në Lushnje, e pësojnë edhe 7 klientët

Një biznes është gjobitur me 1 milion lekë (të reja) pasi theu orën policore. Ndërkohë janë gjobitur po ashtu edhe 7 klientë që ishin në lokal me 10 mijë lekë.Gjatë mbrëmjes së djeshme, në Ardenicë, Lushnjë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë konstatuar të hapur jashtë fashës orare lokalin në pronësi të shtetasit A. D.Nga shërbimet e Policisë, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë për pronarin e lokalit, shtetasin A. D dhe është vendosur masa administrative 10.000 lekë për shtatë klientët që ishin në lokal.

Njoftimi i policisë:

Mbante hapur lokalin jashtë fashës orare, gjobitet me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i lokalit dhe me masë 10.000 lekë shtatë klientë që ndodheshin në lokal.Gjatë mbrëmjes së djeshme, në Ardenicë, Lushnjë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë konstatuar të hapur jashtë fashës orare lokalin në pronësi të shtetasit A. D.Nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë për pronarin e lokalit, shtetasin A. D dhe është vendosur masa administrative 10.000 lekë për shtatë klientët që ishin në lokal.Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat