Mbante luanin si kafshë shtëpiake, ja çfarë e gjen

luani.jpg

Mike Tyson nuk është i vetmi person që mban për kafshë shtëpiake një tigër.

Autoritetet shtetërore në Nigeri raportojnë se një qytetar i Lagos mbante për kafshë shtëpiake një luan.

Madje ai shërbente si “roje” dhe qëndronte në oborrin e shtëpisë ndërkohë që në anën tjetër të rrugës ndodhet një shkollë 9 vjeçare.

Disa oficerë të task forcave dhe të forcave speciale ushtarake arritën të neutralizojnë kafshën e egër me qetësues dhe më pas e dërguan në kopshtin zoologjik të Bogije Omu në Lekki.

Ky operacion erdhi pas dënoncimit të disa prej banorëve të lagjes të cilët dorëzuan një peticion në ministrinë e Mjedisit.

Drejtori i shkollës pranë kësaj banese shprehet se ishte në dijeni të tij dhe se nuk mund të siguronte fëmijët.

Policia i bën thirrje të zotit të shtëpisë që të paraqitet pranë stacionit të policisë që të vetëdorëzohet. Nga hetimet paraprake dyshohet se luani jetonte prej dy muajsh në banesë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303